Vdekje e dyshimtë tek parku i qytetit në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një person është gjetur i vdekur të dielën mbrëma te parku i qytetit në Prishtinë.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se rasti është raportuar rreth orës 19:00, në rrugën Edmond Hoxha.

Ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe ka iniciuar një hetim.

“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha në fund Ahmeti/Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...