Liverpooli tregohet bindës ndaj Leedsit

PUBLIKUAR

Liverpooli ka shënuar fitoren e radhës kampionale ndaj Leedsit, e vlefshme për xhiron e katërt në Premierligë.

“Reds” triumfuan thellë ndaj Leeds në udhëtim me rezultat 0:3, shkruan Gazeta Express.

Salah realizoi golin e parë në minutën e 20-të, pas asistimit të Tremt Alexander-Arnold.

Gjysmë ore më vonë, Fabinho e dyfishoi epërsinë, kurse në minutën e dytë shtesë Sadio Mane e shënoi edhe golin e tretë.

Struijk i Leeds United u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 60-të.

Me këtë fitore, Liverpooli shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e tretë, kurse Leeds mbetet i 17-ti me vetëm dy pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...