Lladrovci: Shtatorja e heroit Ymer Alushani afër përfundimit

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se është duke u punuar busti i heroit Ymer Alushani-Vogëlushi.

“Luani i Grykës së Llapushnikut, Ymer Alushani – Vogëlushi, po përjetësohet në bronz, për të qenë edhe fizikisht ndër ne, në Komoran, për të dëshmuar si duhet atdheu.

Së bashku me familjarët e heroit dhe skulptorët Ylberin dhe Sabriun, vlerësuam punën e deritashme të shkëlqyer, e cila do të finalizohet së shpejti”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Ai ka shtuar se shtatorja e heroit Ymer Alushani – Vogëlushi, me pamjen madhështore, do të ligjërojë ndër breza, se kjo tokë ka zot! /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...