Ushtrimi për venat e zgjeruara: Ju lehtëson ënjtjen, dhimbjen dhe ndjenjën e këmbëve “të rënda”

PUBLIKUAR

Ënjtja e këmbëve shkakton akumulimin e shumë lëngjeve në inde, në mjekësi këto ënjtje quhen edeme

Shikoni vetë se sa serioze është kjo ënjtje duke shtypur zonën e fryrë me gisht – nëse “gropa” mbetet për më shumë se disa sekonda, është koha të merreni me këtë problem.

Më e pakta që mund të bëni për veten tuaj është të bëni një ushtrim të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Ushtrimi fillestar, i lehtë dhe shumë efektiv është lëvizja e këmbës nga kyçi. Nëse jeni duke qëndruar në këmbë, bëni këtë ushtrim duke u ngjitur në gishtërinjtë tuaj dhe pastaj në thembrat tuaja.

Përsëriteni këtë ushtrim për aq kohë sa ju duhet për të numëruar deri në 60.

Ushtrimi i ngritjes në gishta

Nëse jeni ulur, duhet të drejtoni këmbët në gjunjë dhe të punoni me shputat tuaja, duke shtrënguar gishtërinjtë tuaj dhe duke i kthyer në pozicionin e tyre fillestar, sikur jeni duke qepur në një makinë të modës së vjetër.

Këto janë ushtrime të thjeshta që do të bëjnë që gjaku të lëvizë në drejtimin “e duhur” dhe të ndihmojë në zvogëlimin e ngarkesës në vena.

Kur të ktheheni nga puna, ndani pesë minuta për veten tuaj dhe shtrihuni në dysheme ose një dyshek më të fortë, në shpinë, pastaj ngrini këmbët dhe mbështetni në mur.

Në fund të ditës, bëni dush këmbëve tuaja në mënyrë alternative me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë.

/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...