Manfred Schwabl, i cili e kishte zbuluar talentin sa drejtonte ekipin tij SpVgg Unterhachin, , pret që një marrëveshje me një skuadër angleze dhe Adeyemit të ndodh
Karim Adeyemi është lidhur me disa skuadra në Europë, nga Liverpooli te Bayern Munich, por ish kryetar i tij të ekipi i SpVgg Unterhaching beson që tinejxheri i talentuar pritet të përfundojë në Premier Ligë.
Me vetëm 19 vite, sulmuesi i talentuar shihet se do të shkojë hapave të Erling Haaland, derisa çmimi i tij po rritet pas sukseseve që ka me skuadrën austriake, Red Bull Salzburg.
Një rikthim në Gjermani mund të bëhet nga një njeri i cili e bëri atë që të luajë futboll profesionist e ku ai shënoi gol në ndeshje kualifikuese për Botëror, por Manfred Schwabl beson që karriera e Adeyemit është e dedikuar për në Angli.
Schwabl, i cili e kishte parë potencialin e Adeyemit për gjashtë vite në rangjet e të rinjve në SpVgg Unterhaching, i ka thënë Sport1 se “futbolli gjerman këshillohet që ta kthejë atë përsëri në vend”.
“Por, nëse ai kthehet në Gjermani, do të jetë një hap i përkohshëm. Në planin afatgjatë, ai është një lojtar për Angli”.
Ai është i shpejt dhe i gatshëm për duele. Tashmë e keni parë kundër Armenisë në ndeshjen për kualifikime në Botëror. Ai do të shënon shumë gola. Në plan afatgjatë, Anglia do të jetë shtëpia e tij”. /GazetaExpress/


