Rooney: Ronaldo nuk do ta ketë të lehtë si në Spanjë dhe Itali

PUBLIKUAR

Të gjithë po presin me padurim te Manchester United debutimin e dytë të Cristiano Ronaldo-s me fanellën e Djajve të Kuq.

Portugezi pritet të jetë në fushë kundër Newcastle këtë të shtunë. Dhe nëse pjesa më e madhe e tifozëve do të bëjë gjithçka është e mundur për ta parë, ka nga ata si Wayne Rooney, legjendë e United, që nuk do ta shikojë ndeshjen.

Siç ka bërë të ditur Daily Express, trajneri aktual i Derby County ka thënë:

“Të gjithë e dinë sa e dua Manchester United dhe sa e ndjek akoma, por nuk do ta shikoj debutimin e Cristiano Ronaldos të shtunën. Kam një ditë të lirë dhe dy fëmijët e mi kanë ndeshjet e tyre. Kështu që besoj se do të jem shoferi i tyre dhe do të shkoj të shikoj ndeshjet e tyre”.

Akoma për CR7: “Mendoj se kthimi i Cristianos është një gjë pozitive. Është akoma mes më të mirëve edhe se nuk do ta ketë të lehtë si në Spanjë dhe Itali. Por e përsëris, është akoma mes më të mirëve në botë”.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...