Lingardi e refuzon kontratën e re në Manchester United

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Anglisë Jesse Lingard e ka hedhur poshtë ofertën e Manchester Unitedin për vazhdimin e kontratës.

Besohet se Lingardi është i shqetësuar për mundësitë që do t’i ofrohen për të luajtur këtë sezon, veçanërisht tani pas ardhjes së Cristiano Ronaldos, raporton Gazeta Express.

Lingard, i cili i shënoi dy gola në fitoren e Anglisë kundër Andorrës në një ndeshje kualifikuese për Botëror të shtunën, ka mahnitur gjatë huazimit në West Ham sezonin e kaluar.

Marrëveshja e tanishme e sulmuesit 28-vjeçar me Unitedin mbaron në fund të këtij  sezoni.

Lingardi kishte oferta për t’u larguar këtë verë, me West Hamin në veçanti që bëri përpjekje për ta kthyer në klub.

Ai ka luajtur vetëm katër minuta për Unitedin deri tani këtë sezon në Premierligë.

/Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...