“Griezmanni s’i duhej Barçës”

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka lavdëruar sulmuesin francez, por thotë se katalunasit kanë sistem tjetër të lojës dhe ai nuk u përshtat sa duhet

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta insiston se Antoine Griezmann nuk ishte lojtari i duhur për gjigantin katalunas.

Krejt i klubit nuk i vë në diskutim kualitetet e sulmuesit francez, të cilin edhe e lavdëroi.

Por, ndërkohë shton se Barça e bën një stil ndryshe të lojës, në krahasim me atë të kampionit të botës me Francën, përcjell “Gazeta Express”.

“Të gjithë e dinë se çfarë tipi i lojtarit është, se çfarë kualiteti e ka Griezmann. Mirëpo, mendoj se nuk është adaptuar në sistemin tonë të lojës. Megjithatë, sjellja dhe përkushtimi i tij kanë qenë gjithmonë të mira. Sigurisht, nuk ishte lojtari për të cilin kishim nevojë”, deklaroi Laporta për “Onze su Esport 3”.

“Ai megjithatë ka shënuar dhe në kupën që e fituam ka qenë lojtar i rëndësishëm. Është e qartë se ka mundur të jepte më shumë, por ka hasur në vështirësi të ndryshme”, përfundoi kreu i klubit katalunas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...