Presidenti i PSG-së i quan fabulistë dhe dështakë Real Madridin, Barcelonën dhe Juventusin

PUBLIKUAR

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i ka goditur klubet të cilat u përpoqën ta krijonin Superligën Evropiane, duke i quajtur fabulistë dhe dështakë ideatorët e saj.

Al-Khelaifi tha se UEFA doli fituese nga kjo mosmarrëveshje dhe i goditi tri klubet rebele të cilat ende s’e kanë braktisur projektin e krijimit të një lige ndarëse, raporton Gazeta Express.

PSG-ja, bashkë me Bayern Munich, ishin dy klubet e vetme të mëdha evropiane që nuk iu bashkuan nismën për ligën e shkëputur.

“Nuk do të shpenzoj shumë kohë duke folur për 18 prillin dhe ‘ligën jo aq super’, sepse nuk më pëlqen të përqendrohem tek fabulistët dhe dështimet”, tha Al-Khelaifi, i cili tani është shef i Shoqatës së Klubeve Evropiane.

Ai shtoi: “Ne së bashku i mbrojtëm interesat e futbollit evropian për të gjithë. Ne i bëmë ballë puçit të mesnatës. Unë thashë ‘ne do të fitojmë’ dhe ne fituam”./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...