Laporta: S’kam folur me Messin që nga largimi i tij

PUBLIKUAR

Presidenti i Barcelonës, Laporta foli edhe një herë tjetër rreth situatës së largimit të Messit.

Ai theksoi se kishin paraprakisht marrëveshje me argjentinasin, por La Liga nuk e pranoi në fund atë.

Laporta zbuloi gjithashtu se nuk kishte biseduar më me Messin që nga largimi i tij.

“Ne kishim një marrëveshje paraprake me Messin për një kohë të gjatë, por në fund La Liga nuk e pranoi atë. Nuk ka folur me Messin qëkur u largua. Ne do të jemi çdoherë mirënjohës. Messi do të jetë gjithmonë i Barcelonës”, tha Laporta për OnzeTv.

Messi tashmë është futbollist i Paris Saint-Germain, teksa e ka zhvilluar edhe ndeshjen e parë zyrtare me klubin nga kryeqyteti francez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...