BMW prezanton veturën elektrike, ajo është prodhuar nga materialet 100% të riciklueshme

PUBLIKUAR

Gjiganti gjerman, BMW sërish është duke shtyrë kufijtë e dizajnit me konceptin e tij që po cilësohet si mjet transporti urban dhe që deri më 2040 do të mund të kenë të tillë pothuajse çdo qytetar.

I quajtur iVision Circular, ky EV me katër ulëse është produkt i BMW. Është ideuar të akomodojë katër pasagjerë sikurse edhe është filozofia ekologjike e BMW-së: RE: THINK, RE: DUCE, RE: USE dhe RE: CICLE, ku e tërë vetura është bërë nga materialet që mund të riciklohen, dhe në fund të “jetës” së saj mundet plotësisht të riciklohet – përfshirë këtu edhe baterinë, transmeton Telegrafi.

Në BMW thonë se mënyra me të cilën është punuar kjo veturë është e rëndësishme, dhe pikërisht me këtë dëshiron të arrijë një lloj neutraliteti klimatike gjatë tërë këtij shekulli.

Planifikohet që një gjë e tillë të arrihet jo vetëm me ndërrimin e motorit me djegie të brendshme, energji elektrike, por me fokusimin e materialeve për prodhim. Kompania dëshiron të arrijë të zvogëlojë emetimin e gazrave të mjetit për 40 për qind deri më 2030.

Komponentët e metalta do të punohen nga alumini sekondar (i ricikluar) dhe çeliku, kurse bateria e fuqishme do të prodhohet nga materialet e riciklueshme që mund në fund të jetës së mjetit të përdoren sërish.

Gomat janë bërë nga një lloj plastike natyrale, të qëndrueshme dhe e certifikuar. Në BMW thonë se shoferët se mund ta dërgojnë energjinë e padëshiruar në rrjetin e baterisë së veturës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...