Pogba e preferon transferimin në Madrid

PUBLIKUAR

Mesfushori francez mund t’i bashkohet Real Madridit gjatë verës që vjen, do të largohet nga Manchesteri

Paul Pogba është duke e kaluar sezonin e fundit në Manchester United.

Mesfushori francez përflitet për një largim të mundshëm nga “Old Traffordi” qe një kohë të gjatë.

Por, mediumi “Defensa Central” raporton se këtë radhë do të ndodhë largimi përnjëmend, përcjell “Gazeta Express”.

Përfaqësuesi francez lidhej me një kalim të mundshëm në Paris Saint-Germain.

Por, ky medium raporton se kampioni i botës me Francën e preferon më shumë kalimin në Real Madrid.

28 vjeçari ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq”.

Prandaj, njëjtë si Mbappen, Reali mund ta marrë atë si lojtar të lirë.

Para një kohë, Pogban e kërkonte edhe ish-klubi i tij, Juventus. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...