Milani është pretendent për titull në Serie A, thotë Nesta

PUBLIKUAR

Milani është i gatshëm të luftojë për titull në Serie A këtë sezon, pasi është duke shkuar në rrugën e duhur, sipas ish-mbrojtësit të kuqezinjve dhe Italisë, Alessandro Nesta.

Nesta i kaloi 10 vjet si lojtar i Milanit – pasi ishte bashkuar atij nga Lazio më 2002 – dhe i zhvilloi 326 ndeshje për kuqezinjtë, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Stefano Piolit e mbylli sezonin e kaluar në vendi ne dytë dhe u kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë pas shtatë vjetëve mungesë.

Kuqezinjtë e kanë nisur mirë edhe sezonin e ri, duke i fituar të dy ndeshjet e para në ligë.

“Milani është pretendent për titull në Serie A. Mbase Milani nuk e nis sezonin si favorit, por kjo nuk është patjetër diçka e keqe, përkundrazi”, tha Nesta.

“E vërteta është se ka shumë ekipe të cilat mund ta fitojnë titullin këtë vit. Një gjë është e sigurt: Milani është në rrugën e duhur”, shtoi ai.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...