Tony Cascarino: Mbappe ka bërë hapa mbrapa tri vitet e fundit

PUBLIKUAR

Ish ylli i Marseille e ka kritikuar ashpër sulmuesin francez

Pavarësisht se ka shënuar dy gola të bukur në dy ndeshjet e fundit, ish lojtari i Marseille Tony Cascarino ka theksuar se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka bërë hapa prapa që nga transferimi i tij në PSG më 2018.

Pasi që fitoi Botërorin me Francën, duke shënuar në finale dhe shkëlqyer në tërë garën, Mbappe ka arritur që të shënoi 101 gola në 102 ndeshje të Ligue 1 dhe Ligës së Kampionëve, një rekord për të cilin Cascarino beson që paraqet rënie.

“Nëse e shikoj lojtarin kur ai ishte më 2018, kur ai fitoi Botërorin, ai ishte elektrik dhe kërkues, por ai ka bërë tre hapa pas në tri vitet e fundit”, tha Cascarino për TalkSPORT.

“Ai ishte pa dyshim më i miri në botë më 2018, kjo është arsyeja pse jam i dëshpëruar me paraqitjet e tij në EURO 2020, ai nuk e ka më as për së afërmi impaktin e njëjtë në lojë me Francën”.

“Ka momente ku mund ta shihni ende atë talent të tij, një kujtesë, se sa i mirë mund të jetë ai në fushë, megjithatë ai nuk bën mjaftueshëm më”.

Mbappe do të duhet të presë edhe katër muaj deri të nënshkruajë një kontratë të re ku mund të largohet për në ekipin e tij të preferuar Real Madrid pasi që oferta e Realit për 200 milionë euro për të u refuzua nga PSG. Los Blancos tani nuk kanë nevojë të paguajnë më për të. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...