18 vjeçari francez ndodhi në ditën e fundit të afatit kalimtar
Lojtari i ri i Real Madridit, Eduardo Camavinga shkëlqeu me Francën U21 të enjten në mbrëmje, duke shënuar në fitoren e tyre 3-0 kundër Maqedonisë së Veriut dhe ai ka treguar që kalimi i tij në Los Blancos ishte shumë i shpejt.
18 vjeçari ka qenë i lidhur me një kalim nga Rennes në Real Madrid që një kohë të gjatë, por dukej që ai do të kalonte më shpejt në Paris Saint-Germain para se Los Blancos të reagonin dhe të siguronin shërbimet e 18 vjeçarit në ditën e fundit të afatit kalimtar.
“Kalimi i imë në Real Madrid u bë shumë shpejt. Jam shumë i lumtur dhe krenar me këtë”, tha Camavinga të enjten në mbrëmje.
“Por, nuk dëshiroja që ky lajm ta ndryshonte punën e time me Francën U21. Kudo që luajë, në Rennes apo në Real Madrid unë do të vazhdojë që ta jap më të mirë dhe natyrisht ëndërroj për një skuadër seniore por duke ecur hap pas hapi”.
“Tani do të shkoj në Rennes dhe të paketoj valixhet, do të zhvendosëm në Madrid për ta vazhduar udhëtimin tim”.
Camavinga e di që të luash për Real Madridin është një ëndërr e bërë realitet dhe se ai po shikon se si të vrapojë dhe luajë me skuadrën në Santiago Bernabeu.
“Është një ëndërr që e kisha prej që isha fëmijë. Mezi pres ta zbulojë stadiumin, i cili është shumë i mahnitshëm”, theksoi ai.
“Shpresoj që të luaj aty sa më shpejt që mundem porsa të përfundojnë rindërtimet e tij”.
Mesfushori francez do të këtë mundësi që të mësojë nga disa lojtarë që janë më të mirë nga pozita e tij në Real Madrid siç janë: Luka Modric, Toni Kroos dhe Casemiro.
“Ata janë lojtarë të mëdhenj. Të mësosh dhe të stërvitësh me ta do të jetë e mahnitshme”, ka theksuar Camavinga.
“Do të përpiqem që të mësoj dhe të luaj sa më shumë minuta që mundëm. Mezi pres që të fillojë të luaj për këtë ekip”. /GazetaExpress/


