Në Shalë ndërpritet xhumaja, pengohet imami

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

xhamia_1084

Bujar Amerllahu, imam në Xhamin e fshatit Shalë të komunës së Lipjanit, të premten nuk ka mundur ta fal xhumanë me imamin e vet. Pengesë ne ketë u janë bëre disa persona të këtij fshati. Më konkretisht, Burim Karpuzi i cili edhe po pretendon t’ia marr detyrën Amerllahut. Pas përplasjeve ka ndërhyrë edhe policia e Kosovës.

Burim Karpuzi njihet si person me prirje selafiste, derisa ka përfunduar edhe Medresenë e Mesme “Alaud-din” ne Prishtinë në vitin 2003.

Burime të Express kanë treguar se gjatë ditës se djeshme në Shalë kanë qëndruar edhe Polica e Kosovës, e cila ka ndërhyrë që ta qetësoj situatën. Këtë fakt e kanë treguar edhe sot edhe Policia e Kosovës. Të cilët kanë thënë se ka pasur ankesa për pengesë gjatë kryerjes se punës.

“Më datën 27 .06/2014 rreth orës 13 ne Policinë e Kosovës është ankuar një person me inicialet  B.A, ankesa e të cilit ka qenë pengim ne detyrë. Policia e Kosovës me të marr ketë lajm ka intervenuar dhe ka marr ne pyetje ankuesin dhe disa persona të tjerë. Me rekomandimin të prokurorit, të intervistuarit janë liruar”.

Express ka kontaktuar edhe imamin Bujar Amerllahu por ai nuk ka pranuar të flas për këtë rast. Mirëpo, nuk e ka mohuar e as pohuar ndodhinë e djeshme.

Gazeta merr vesh nga burimet e veta se në Shalë është mbledhur një këshill dhe janë duke e diskutuar këtë rast. Siç tregojnë burimet ky këshill para vetes i ka tri opsione.

” Ne këshill janë duke u diskutuar tri mundësi. Njeri që këta dy persona të gjejnë zgjidhje mese vete. E dyta është që këshilli të përcaktohet për njërin dhe mundësia e tretë është që xhemati ta zgjedhin njërin nga ta”, ka treguar ky burim/lipjaninews/

SHIKO MË SHUMË

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...