Cristiano Ronaldo bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar

PUBLIKUAR

Cristiano Ronaldo e ka thyer rekordin për më së shumti gola në futbollin ndërkombëtar, pasi i shënoi dy gola në fitoren e Portugalisë 2:1 kundër Republikës së Irlandës në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës.

Tani Ronaldo është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve me 111 gola, raporton Gazeta Express.

Sulmuesi 36-vjeçar i shënoi dy gola të vonshëm me kokë dhe e humbi një penallti në fitoren dramatike të Portugalisë kundër Irlandës Veriore të mërkurën.

Ali Daei, i cili i shënoi 109 gola për Iranin nga viti 1993 deri më 2006, e mbajti rekordin të cilin Ronaldo e kishte barazuar me dy golat e tij kundër Francës në Euro 2020.

Sulmuesi i Manchester Unitedin e barazoi edhe rekordin evropian të Sergio Ramosit për më së shumti paraqitje për kombëtaren, pasi e regjistroi paraqitjen e 180-të.

“Jam shumë i lumtur, jo vetëm sepse e theva rekordin, por për çastin e veçantë që e përjetuam”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

“Dy gola në fund të ndeshjes. Duhet ta çmoj atë që e bëri ekipi, ne besuam deri në fund. Jam shumë i lumtur”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...