Çfarë po paralajmëron Biden? Thotë se do të ketë tërheqje tjera si në Afganistan

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në një publikim në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’ ka thënë se vendimi për tërheqje nga Afganistani nuk ndërlidhet vetëm më Afganistanin, shkruan Gazeta Express.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se një vendim i tillë është rreth dhënies fund të epokës së operacioneve ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera.

“Ky vendim për Afganistanin nuk ka të bëjë vetëm me Afganistanin. Ka të bëjë me përfundimin e një epoke të operacioneve të mëdha ushtarake për ribërjen e shteteve të tjera”, ka thënë Joe Biden.

Tërheqja amerikane nga Afganistani kishte ardhur pas plot dy dekadash përpjekje për bërjen e Afganistanit shtet. Shumëkush e ka kritikuar si vendim, disa e kanë quajtur si dështim, megjithatë duket që Biden nuk e ka ndërmend të zmbrapset.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prani ushtarake në shumë shtete të botës, përfshirë edhe Republikën e Kosovës./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...