Befasia e kësaj mbrëmje është Antonio Griezmann
Derisa të gjitha mediat prisnin një kalim të Mbappes në Real Madrid, loja në transfere sonte është luajtur në anën tjetër.
Barcelona që në orët e pasdites filloi bisedat me Atletico Madrid që ta shesë Antoine Griezmann.
E derisa Barcelona dhe Atletico nuk i kanë bërë këto transfere zyrtare, sipas faqes se La Ligas në Twitter çdo gjë është në rregull dhe tashmë lojtarët janë regjistruar në platformën e tyre me kohë.
“Transferët e Griezmann dhe De John janë pranuar me kohë nga platforma menaxheriale e LaLigas. Pas pranimit të dokumenteve LaLiga do t’i rishikoj të dyja”, thuhet në këtë njoftim të garës më prestigjioze spanjolle.
❗ Acuerdo entre el Barça y el Atlético de Madrid por la cesión de @AntoGriezmann
— FC Barcelona (@FCBarcelona_es) August 31, 2021
Kujtojmë se Griezmann është huazuar në Atletico nga Barcelona. Atleti obligohet ta blejë lojtarin në verë.
No extension was handed by #LaLiga. The Griezmann and De Jong transfers were submitted on time to the LaLiga Manager platform. Once submitted, documentation for each transfer has to be revised by LaLiga.
— LaLiga English (@LaLigaEN) August 31, 2021
Në anën tjetër, Barcelona ka transferuar sulmuesin holandez, që luan në Sevillë, Luuk de Jong si zëvendësues të Griezmann, po ashtu duke e huazuar atë. /GazetaExpress/


