Nelson largohet nga Arsenali, huazohet në Feynoord

PUBLIKUAR

Sulmuesi 21 vjeçar largohet si i huazuar pas një sezoni ku pati tetë paraqitje me Gunners

Reiss Nelson është larguar për t’ju bashkuar Feyenoordit në formë huazimi për sezonin 2021/22, kanë konfirmuar të dyja klubet.

21 vjeçari ka vuajtur që të luajë që nga fillimi me skuadrën nga Londra Veriore në dy sezonet e fundit dhe do të përpiqet që formën e tij ta gjejë në Eredivisie.

Nelson ka nënshkruar zgjatjen e kontratës me Arsenalin deri më 2023 para se të largohet për në Feyenoord.

“Ne e kemi përcjellur Reiss për disa muaj. Huazimi i tij në Feyenoord ishte një nga prioritet tona në këtë afat, kështu që ne jemi të lumtur që ja kemi dalë, kështu që ne vetëm e mirëpresim atë sot”, ka thënë drejtori teknik i Feyenoordit, Frank Arnesen për faqen e klubit. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...