Jeta pa Cristiano Ronaldon po vazhdon për Juventusin, gjigantin italian që sapo njoftoi se e ka rikthyer në klub sulmuesin Moise Kean.
Moise Kean është rikthyer në Juventus nga Evertoni edhe zyrtarisht në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, raporton Gazeta Express.
Ai u rikthye në një marrëveshje huazimi dyvjeçar.
Huazimi do t’i kushtojë 7 milionë euro Juventusit, i cili do të detyrohet ta blejë atë për 28 milionë euro në fund.
Moise Kean comes home! 🏠⚪️⚫️
✍️ https://t.co/3g52ilkgRd
#WelcomeBackMoise pic.twitter.com/WccYrkpmrF— JuventusFC (@juventusfcen) August 31, 2021


