Atletico Madridi i përgjigjet Barcelonës për Felixin

PUBLIKUAR

Atletico Madridi e ka hedhur poshtë kërkesën e Barcelonës për huazimin e sulmuesit Joao Felix, duke refuzuar të futen në bisedime në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Barcelona shfaqi interesim të madh për Felix, një lojtar të cilin e kishte synuar edhe në të kaluarën, raporton Gazeta Express.

Oferta për huazimin e Felix ishte bërë përmes menaxherit Jorge Mendes.

Por Atletico nuk ka nevojë të shesë futbollistë dhe, për më tepër, e cilëson Felixin si shumë të rëndësishëm për të ardhmen e klubit, prandaj nuk e ka ndërmend ta humbë talentin më të madh në ekip në 24 orët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas Goal.com, Atletico e ka njoftuar Mendesin dhe Barcelonën se shitja e Felixit nuk mund të ndodhë.

Portugezi iu bashkua Atleticos për 126 milionë euro nga Benfica, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e Atleticos.

Në 58 ndeshje në La Liga, ai i ka shënuar 13 gola dhe i ka dhënë gjashtë asiste. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...