Zyrtare: Willian largohet nga Arsenali

PUBLIKUAR

Willian nuk është më lojtar i Arsenalit. Është arritur një marrëveshje reciproke me Willian për të përfunduar kontratën e tij nga sot.

Reprezentuesi brazilian u bashkua me “Topçinjtë” nga Chelsea gushtin e kaluar dhe bëri 38 paraqitje gjatë sezonit 2020/21.

Njoftimin për largimin e ka bërë klubi londinez përmes një komunikate për media, transmeton Gazeta Express.

“Ai kishte edhe dy vjet për të përfunduar kontratën e tij, por pas diskutimeve pozitive dhe konstruktive të kohëve të fundit me të dhe ekipin e tij, ai do të largohet për një mundësi të re me Corinthians në Brazil, ku filloi karrierën e tij”, thuhet në njoftimin e klubit.

33-vjeçari pati 25 paraqitje me Arsenalin duke e realizuar një gol, por nuk arriti të përmbushte pritshmëritë e klubit dhe të tifozëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...