Real Madridi pritet ta rrisë ofertën për Mbappen brenda dy orëve

PUBLIKUAR

Real Madridi pritet ta rrisë ofertën për Kylian Mbappen. “Los Blancos” nuk kanë bindur PSG-në me dy ofertat paraprake.

Madrilenët nuk e kanë hedhur ende peshqirin në përpjekjet për të nënshkruar me Kylian Mbappen, pak orë para se afati kalimtar të mbyllet.

Real Madridi dhe Paris Saint-Germain po vazhdojnë bisedimet për sulmuesin dhe sipas Sky Sports brenda dy orëve Real Madridi do ta rrisë ofertën në 170 milionë euro plus 30 të tjera bonuse.

Ndërkohë, futbollisti po vazhdon të bëjë presion për t’u larguar nga klubi, teksa raportohet se i ka thënë klubit se nëse nuk largohet këtë vit, do të largohet edicionin tjetër falas, pasi nuk do të nënshkruajë kontratë të re me klubin parisien. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...