Mourinho e feston fitoren e Romës me picë dhe Coca-cola

PUBLIKUAR

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, e ka festuar fitoren e skuadrës së tij 4:0 kundër Salernitanas në mënyrën më italiane të mundshme.

Skuadra e Mourinhos i ka tani gjashtë pikë nga dy ndeshje në Serie A këtë sezon. Roma e shkeli plotësisht skuadrën e sapopromovuar në Serie A të dielën, raporton Gazeta Express.

Lorenzo Pellegrini i shënoi dy gola, ndërsa Jordan Veretout dhe Tammy Abraham nga një.

Rrugës drejt kthimit në kryeqytetin italian, Mourinho dhe stafi i tij i shijuan picat dhe portugezi e tregoi këtë përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pas një fitoreje të mrekullueshme, nuk ka më mirë se një picë e veçantë”, shkroi Mourinho në Instagram.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...