Koeman: Barcelona di si të vuajë dhe të fitojë

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur i kënaqur me fitoren e vështirë 2:1 të skuadrës së tij kundër Getafes në Camp Nou të dielën, pavarësisht se luajti dobët.

Sergi Roberto dhe Memphis Depay shënuan për tri pikët e reja të skuadrës së Ronald Koeman, me golin e Sandro Ramirezit që s’i mjaftoi vizitorëve, raporton Gazeta Express.

Barcelona po vinte nga një barazim i vështirë me Bilbaon në ndeshjen e kaluar dhe i nevojitej fitorja për të mbetur afër kreut të tabelës para pushimit dyjavor shkaku i ndeshjeve të kombëtareve.

“Është e natyrshme të vuash në futboll”, tha Koeman pas ndeshjes.

“Nuk mund të luash gjithmonë në nivelin tënd më të lartë. Ishte ndeshje me ritëm më të ulët krahasuar me atë kundër Real Sociedadit, por varet edhe nga kundërshtari dhe Getafe bëri shumë presion”, theksoi ai.

Ai shtoi: “Jam shumë i lumtur me tri pikët. Ishte ndeshje e vështirë dhe ne e dimë se si të vuajmë”.

Barcelona tani ka 7 pikë, aq sa ka Real Madridi në vendin e parë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...