Tottenhami e vazhdon fillimin e përsosur të sezonit në Premierligë, e mund Watfordin

PUBLIKUAR

Tottenhami e ka vazhduar fillimin e përkryer të sezonit të ri në Premierligë, duke e fituar ndeshjen e tretë radhazi, pasi e mundi Watfordin 1:0 të dielën.

Son Heung-Min e shënoi golin e vetëm dhe të triumfit për skuadrën e Nuno Espirito Santo në Tottenham Hotspur Stadium, raporton Gazeta Express.

Watfordi e bëri Tottenhamin të derdhë shumë djersë për ta arritur fitoren dhe ishte i pafat që e pranoi një gol nga një goditje dënimi e Son, që e mashtroi portierin Daniel Bachmann.

Son shënoi në paraqitjen e tij të 200-të në Premierligë, duke i ndihmuar skuadrës së vet ta fitojë ndeshjen e tretë radhazi në sezonin e ri.

Kjo fitore nënkupton se Tottenhami është lider i Premierligës, ndërsa Warfordi renditet i 12-ti./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...