PSG publikon listën e lojtarëve për ndeshjen me Reims, ftohen Messi dhe Mbappe

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt në Ligue 1 ndaj Reims.

Pjesë e kësaj liste është Lionel Messi, i cili pritet ta bëjë debutimin si futbollist i PSG-së sonte, shkruan Gazeta Express.

Ende nuk dihet nëse ylli argjentinas do ta nisë ndeshjen nga fillimi apo do të jetë në bankën rezervë.

Pjesë e 22 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje është edhe Kylian Mbappe, i cili përflitej për një largim nga “Parc des Princes” për t’u transferuar në Real Madrid

Përveç tyre, edhe Neymar rikthehet në skuadër dhe pritet të ribashkohet në fushën e blertë bashkë me mikun e tij, Messin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...