Juventusi ende pa fitore në Serie A, mposhtet nga Empoli

PUBLIKUAR

Juventusi assesi të këndellet. “Zonja e Vjetër” nuk arriti ta shijonte fitoren në sezonin e ri të Serie A as në xhiron e dytë.

Ata u mposhtën minimalisht 0:1 nga ekipi i inkuadruar në Serie A këtë edicion, Empoli, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 21-të, kur Mancuso realizoi, e që në fund doli të ishte goli i fitores së madhe për Empolin.

Më pas, Juventusi u përpoq mjaft shumë që të gjente golin e barazimit, por pa sukses.

Kështu, “Zonja e Vjetër” e mbyll edhe xhiron e dytë pa fitore, teksa renditet në vendin e 13-të me vetëm një pikë.

Në anën tjetër, Empoli ngjitet në vendin e 11-të me tri pikë.

Kujtojmë se kjo ishte ndeshja e parë e Juventusit pa Cristiano Ronaldon, i cili e ka kompletuar transferimin e tij në Manchester United. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...