Dita e Kylian Mbappes

PUBLIKUAR

Kylian Mbappe është më afër Real Madridit se kurrë më parë.

“Dita e Mbappes”, shkruan Marca në ballinën e saj, sipas të cilës, është dita kur Reali mund të bëjë goditjen e madhe, transferimin e një galaktiku që i mungon që një kohë të gjatë.

Oferta e Real Madridit është 170 milionë euro plus 10 milionë bonuse, e fundit pasi nëse refuzohet zyrtarisht, s’do të ketë më negociata dhe Reali do të presë deri në janar për të negociuar direkt me lojtarin dhe për ta marrë falas në qershor të vitit 2022, raporton Gazeta Express.

Kështu, për të mos e humbur falas, Marca shkruan se PSG do të negociojë sot me Realin dhe mund të mbyllet gjithçka këtë javë.

Pavarësisht ardhjes së Lionel Messit dhe dëshirës për të luajtur me më të mirin në histori, ëndrra e Mbappes ka qenë gjithmonë Reali. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...