Debutim ëndrrash për Armando Brojën në fanellën e Southamptonit

PUBLIKUAR

Armando Broja debutoi me dy gola te klubi i Southamptonit.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare u transferua në huazim disa javë më parë, por vetëm mbrëmjen e së mërkurës pati mundësi të grumbullohet e të luante si titullar në ndeshjen e Carabao Cup ndaj Newport.

Futbollistit 19-vjeçar në pronësi të Chelseat i mjaftuan vetëm 9 minuta për të zhbllokuar ndeshjen, ndërsa në të 57-n shënoi golin e dytë personal e të 6-in për Southamptonin, që triumfoi me shifrat 0-8.

Pas 65 minutash lojë, trajneri Hassenhutl vendosi ta ulë në stol bomberin kuqezi, ndoshta për ta ruajtur për ndeshjen e fundjavës, kur pritet që Broja të debutojë me fanellën e Southamptonit edhe në Premier League.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...