Saul ose Camavinga në Man United? Flet Solskjaer

PUBLIKUAR

Ole Gunnar Solskjaer është i lumtur me skuadrën që ka, pas blerjeve të Raphael Varane dhe Jadon Sancho.

Por, së fundmi me Djajtë e Kuq janë lidhur edhe emra si Saúl ose Camavinga. Megjithatë, Solskjaer nuk ka dhënë premtime për të tjera blerje, edhe pse do të dëshironte edhe më shumë.

“Nuk mendoj se do të ndodhë. Nëse ndodh diçka, është një bonus. Në futboll kurrë nuk i dihet, por kemi pasur një verë vërtet të mirë. Jam i lumtur”, deklaroi ai.

United u forcua me Varanen në mbrojtje dhe me Sanchon në sulm, derisa mesfusha do të jetë ajo e njëjta, me Paul Pogbën dhe Bruno Fernandesin, të mbështetur gjithmonë nga Fred e Scott McTominay. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...