Perez thyen heshtjen për Mbappen, nuk i pëlqeu reagimi i PSG-së

PUBLIKUAR

SG e konsideron të pamjaftueshme ofertën 160 milionë euro për Mbappen. PSG e ka pranuar gjithashtu se lojtari dëshiron të largohet, derisa Leonardo nuk ka lë fjalë pa thën për Realin; “Real Madridi ka dy vjet që e bën këtë, kjo nuk është në rregull, është e jashtëligjshme sepse ata e kanë kontaktuar edhe vetë lojtarin

Kylian Mbappë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe s’do të ndryshojë asgjë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Tashmë Real Madrid ka bërë një ofertë për sulmuesin francez, 160 milionë euro.

Parisi e konsideroi të ulët ofertën duke refuzuar zyrtarisht atë, madje Leonardo ia bëri medije të gjithëve se Mbappe do të largohet vetëm me kushtet e tyre.

PSG do së paku 180 milionë euro, aq sa e ka blerë nga Monaco.

Drejtori sportiv i PSG-së reagoi me tone të ashpëra, derisa e pranoi se Mbappe dëshiron të largohet.

Tani e ka thyer heshtjen edhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, pas reagimit të Paris Saint Germain.

Komentatori sportiv, Jose Manuel Moreno, përmes një postimi në Twitter zbulon komunikimin me kreun e Real Madrid.

“Perez më ka thënë fjalë për fjalë: ‘PSG ka kthyer përgjigje dhe e ka bërë në mënyrë të vrazhdë‘”, shkruan Moreno.

Sipas Leonardos, Madridi po luan pisët dhe nuk synojnë ta blejnë Mbappe, por të tregojnë që bënë gjithçka dhe ta marrin verën e ardhshme falas.

Ai gjithashtu ka thënë se janë të gatshëm t’ia shesin Mbappen Realit, por vetëm sipas kushteve të tyre. /Gazeta Express/ 

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...