Gjyshja që dukej si shtatzënë, shkaku i cistes prej 12 kilogramësh

PUBLIKUAR

Vicki Lord ka pasur bark të fryrë që dukej si një shtatzënë, që është gati të lindë. Por, ajo është tmerruar kur e ka kuptuar, se kjo është si pasojë e një ciste prej 12 kilogramësh.

Gruaja 66-vjeçare, përkundër moshës, kishte një fizik të përkryer, por ajo filloi të brengoset, sepse veshjet e ngushta më nuk i bënin, shkaku i barkut.

Më pas, ajo ka kuptuar se kishte një cistë ovariane, që ngadalë po ia shtynte organet e brendshme.

Fillimisht, pensionistja nga Essex i Anglisë, ka menduar se është shtatzënë, por se nuk kishte asnjë efekt anësor.

Me probleme të mëdha në frymëmarrje, Lord e cila është gjyshe, e ka vizituar mjekun, ku është kuptuar se ajo ka një ciste të gjerë 33 centimetra.

Mjekët në fillim kanë menduar, se është tumor, por më pas është kuptuar se bëhet fjalë për një cistë jo kanceroze.

Kirurgët kanë arritur të nxjerrin cistin, që ishte sa një fëmijë i porsalindur, por që peshonte sa trinjak, transmeton Telegrafi.

SHIKO MË SHUMË

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...

Shëndetësi: 548 raste me tuberkuloz gjatë vitit të kaluar 2024 në Kosovë

Gjatë ditë së sotme u shënua Dita Botërore e Mushkërive me moton "Mushkëri të...