Trajneri i Milanit: Po bëhemi më të fortë

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij është duke u bërë gjithnjë e më e fortë, pas fitores kundër Sampdorias në ndeshjen e saj hapëse në sezonin e ri në Serie a të hënën.

Milani e nisi fushatën e re në ligë me fitore 1:0, falë një goli të Brahim Diazit që e lumturoi trajnerin Pioli, raporton Gazeta Express.

Pioli e pranoi se kuqezinjtë vuajtën për ta arritur fitoren, por këmbënguli se skuadra ishte e përgatitur shumë mirë.

“Sampdoria luajti shumë mirë në mbrojtje. Jam i lumtur që fituam dhe që e kërkuam edhe golin e dytë”, tha Pioli pas ndeshjes.

“Përveç mungesës së Fanck Kessie shkaku i lëndimit, unë e dija se ishim përgatitur mirë. E fituam ndeshjen me vuajtje”, theksoi ai.

Pioli shtoi: “Ne po bëhemi një ekip i fortë me shumë konkurrencë në grup”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...