Dafina dhe Dj Geek po shijojnë romancën e dashurisë së tyre.
Dyshja jo rrallë herë me anë të postimeve në rrjetet sociale kanë treguar hapur ndjenjat ndaj njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.
Ani pse ka edhe pak ditë që Dj Geek të festojë ditëlindjen e tij të radhës këngëtarja është treguar e kujdesshme që ti bëjë e para dhuratën e ditëlindjes.

Dafina i ka blerë një “scooter” elektrik , të cilin Dj Geek e ka pëlqyer shumë. Ai ka ndarë në rrjete sociale një foto të dhuratës dhe ka falendruar publikisht Dafin për të.
“Dhuratë e hershme për ditëlindje nga zemra ime. Të dua beb”, shkruan Dj Geek.
Më pas Dafina ka publikuar një video, në të cilën Dj Geek shihet duke shëtitur me “scooter”-in nëpër shtëpi. Më pas ajo ka shkruar me shaka: “Shpresoj të mos pendohem për këtë gjë”.


