Argjentina publikon listën, ftohet Messi

PUBLIKUAR

Trajneri Lionel Scaloni ka publikuar listën e kombëtares së Argjentinës për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës Katari 2022.

Pasi fitoi Copa American, Argjentina rikthehet të garojë për të siguruar një vend në Kupën e Botës që mbahet në vitin tjetër, shkruan Gazeta Express.

I ftuar për këto ndeshje është edhe futbollisti më i ri i PSG-së, Lionel Messi. Ai ende nuk ka bërë debutimin me PSG-në, ndërsa pritet të ketë minuta në ndeshjen e xhiros së ardhshme ndaj Reims.

Anash Lionel Messi, emra tjerë që shihen në listë janë edhe Paulo Dybala, Lautaro Martinez etj.

Lista e plotë:

Argjentina do të përballet me Venezuelën dhe Brazilin në udhëtim, ndërsa do ta presë Bolivinë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...