Ancelotti: Ia falëm dy pikë Levantes

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka fajësuar mbrojtjen e skuadrës së vet për pranimin e tri golave në barazimin dramatik 3:3 me Levanten të dielën në La Liga, duke thënë se ajo ia fali kundërshtarit dy pikë.

Real Madridi ka mundur të vuante më keq nga ndeshja e çmendur në Valencia, por Vinicius Junior u fut nga banka rezervë për t’ia shmangur humbjen ekipit të tij duke e barazuar rezultatin dy herë, raporton Gazeta Express.

Ancelotti, i cili u kthye në stolin e Madridit këtë verë, u shpreh i kënaqur me pjesën e parë por jo dhe me 45 minutat e dytë.

“Ndeshja ishte e çmendur. Pasi e kontrolluam mirë pjesën e parë, ia falëm dy pikë në pjesën e dytë”, tha Ancelotti pas ndeshjes.

“Është e vështirë ta shpjegosh, duhet të jesh i përqendruar tërë kohën dhe është e vështirë ta pranosh. Duhet të jemi më të përqendruar”, shtoi ai./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...