Konfirmohet lëndimi i Pique, mungon në ndeshjen e radhës

PUBLIKUAR

Gerard Piqué duhej të zëvendësohej pas gjysmë ore në ndeshjen kundër Athletic pasi vuajti nga shqetësimet në muskuj.

Testet mjekësore të cilave iu nënshtrua këtë të dielë në Ciutat Esportiva Joan Gamper konfirmuan se qendërmbrojtësi ka një zgjatje në shputën e këmbës së majtë që do ta pengojë atë të luajë kundër Getafes.

Klubi ka konfirmuar këtë me një deklaratë mjekësore, por nuk specifikon kohë që do të mungojë.

Mungesa e tij është një pengesë e madhe për Koeman, i cili e sheh Pique si një titullar të padiskutueshëm dhe do të shohim se kush do të zgjidhet për të mbushur pozicionin e tij në ndeshjen e ardhshme të ligës.

Kujtojmë se pas ndeshjes me Getafen do të ketë pushim dy javor pasi do të luajnë kombëtaret në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...