Barcelona “rrëshqet” ndaj Bilbaos, ndalet me barazim

PUBLIKUAR

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Athletic Bilbaon në ndeshjen e xhiros së dytë në La Liga, duke e bërë kështu gabimin e parë të sezonit.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç edhe nisi, pa gola. Të dy ekipet patën raste, por nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Me të filluar pjesa e dytë, Athletic Bilbao arrin të kalojë në epërsi, shkruan Gazeta Express.

Ishte Martinez i cili realizoi golin e epërsisë në minutën e 60-të të ndeshjes, pas asistimit nga Muniain.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 75-të të ndeshjes. Memphis Depay me një supergol barazoi gjithçka, por katalunasit nuk arritën të bënin diçka më tepër.

Depay e kishte edhe një mundësi tjetër në minutën e 85-të, por topi përfundoi jashtë portës.

Me këtë barazim, Barcelona ka katër pikë nga dy ndeshje, kurse Athletic Bilbao ka dy pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...