Julian Nagelsmann e she Robert Lewandowskin të përkushtuar dhe pjesa tjetër, sipas tij, janë vetëm thashetheme.
Ditëve të fundit është raportuar se sulmuesi dëshiron një aventurë të re.
Premierliga, LaLiga shihen si destinacioni i mundshëm i 33-vjeçarit, por Nagelsmann i ka quajtur vetëm thashetheme.
“Lewandowski? Nuk më shqetësojnë zërat e merkatos. Nëse do të isha trajner diku tjetër, ndoshta do telefonoja lojtarin për të mësuar më shumë rreth situatës së tij. Robert ndodhet në formë të shkëlqyer, flas shumë me të, e shoh gjithë kohën duke biseduar me shokët e skuadrës”, tha ai.
“E shoh që ndodhet në gjendje të mirë dhe ndihet mirë, kjo ka rëndësi më të madhe për mua se thashethemet që qarkullojnë në botën e futbollit“, deklaroi trajneri i Bayern Munchen, i cili pas trofeutr të parë, synon tre pikët e para në “Allianz Arena””. /Gazeta Express/


