Talenti i Barcelonës i reagon trajnerit, Ronald Koeman: “Askush nuk e di të vërtetën”

PUBLIKUAR

Ilaix Moriba vazhdon të mos stërvitet me ekipin e Barcelonës.

Lojtari i rritur në akademinë e “blaugranave” mbetet i izoluar dhe nëse nuk hedh të zezën mbi të bardhë do të qëndrojë në tribunë derisa t’i përfundojë kontrata, raporton Gazeta Express.

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes së javës së dytë të LaLigas përballë Athletic Bilbaos, komentoi edhe situatën e mesfushorit të ri dhe sipas tij, ka të bëjë me para.

E di nga klubi se çfarë dëshiron t’i ofrojë këtij lojtari. Këshilla ime është se paratë nuk janë gjëja më e rëndësishme, duhet të luash sa më shumë ndeshje, por lojtari dhe njerëzit pranë tij kanë vendosur ndryshe. Unë jam i zhgënjyer nga kjo situatë. Besoj më shumë në gjërat e futbollit sesa te kontratat. Në moshën 18-vjeçare, paratë nuk mund të jenë kaq të rëndësishme”, tha dje Ronald Koeman

Mirëpo, Moriba ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale dhe natyrisht, u kuptua se ishte reagim direkt për trajnerin Koeman.

“Mijëra thashetheme dhe askush nuk e di të vërtetën”, shkroi ai.

18-vjeçari u promovua në ekipin e parë me ardhjen e Koeman, i cili ia besoi 18 ndeshje, derisa realizoi edhe një gol – por duket se e ardhmja s’do të jetë në Camp Nou. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...