Nagelsmann: Lewa i përqendruar te Bayerni, ndaj Kolnit sfidë e vështirë

PUBLIKUAR

Bayerni i Mynihut arkivoi trofeun e parë të sezonit, pasi triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Borussias së Dortmundit në Superkupën e Gjermanisë, ndërsa tani objektivi i radhës është të gjejë fitoren në kampionat, pasi të dielën do të presë Kolnin në “Allianz Arena”.

Trajneri Julian Nagelsmann doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku njoftoi se në këtë takim do të duhet të bëjë pa Manuel Neuer dhe Kingsley Coman, teksa bëri thirrje që të tijtë të japin maksimumin për ndeshjen e të dielës.

“Ndaj Kolnit nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ata janë në një formë shumë të mirë dhe për të fituar, duhet të përsëritim atë që bëmë ndaj Borussias në Superkupë. Për këtë takim nuk do të jenë gati Manuel Neuer dhe Coman, megjithatë jam i bindur që Ulrich e Sane do të bëjnë mjaft mirë punën e tyre në fushë”, u shpreh trajneri.

Pavarësisht dy golave e një asisti në Superkupë, Robert Lewandowski mbetet në qendër të zërave të merkatos, megjithatë Nagelsmann e quan diçka normale për një futbollist të kalibrit të tij dhe zbulon se polaku është totalisht i përqendruar te Bayerni.

“Lewa është absolutisht një nga finalizuesit më të mirë në qarkullim dhe jemi me fat që e kemi në ekip. Në një periudhë merkatoje, është normale që të flitet për të dhe lojtarë si ai, por unë e shoh totalisht të përqendruar. Ai nuk rri si një “ishull i vetmuar”, por punon, bisedon dhe përfshihet në gjithçka brenda skuadrës. Një lojtar që dëshiron të largohet, nuk mund të jetë kurrë kaq i përqendruar e i angazhuar”, tha Nagelsmann.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...