Mourinho e nis me fitore sezonin e ri

PUBLIKUAR

Skuadra e Jose Mourinhos, AS Roma e ka luajtur sot ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri. Ata kanë luajtur kundër klubit turk, Trabzonspor. Skuadra e Mourinhos ka fituar me rezultat 1-2 kundër skuadrës turke, një hap i mirë ky për skuadrën romake që pas një jave pret turqit në Olimpiko të Romës

AS Roma ka shënuar fitoren e parë këtë sezon në ndeshje zyrtare ku ka mposhtur Trabzonsporin me rezultat 1-2.

Pjesa e parë ishte e qetë derisa pati shumë ndërprerje. Gjatë 45 minutave të parë nuk pati pothuajse asnjë rast që ishte për t’u veçuar nga kjo ndeshje.

AS Roma e nisi shumë më mirë pjesën e dytë.

Lorenzo Pellegrini shënoi një gol të bukur në minutën e 55. Ai mori një pasim interesant nga Henrikh Mkhitaryan që depërtoi në zonë dhe me të majtën pasoi për Pellegrinin.

Trabzonspor filloi të jetë më këmbëngulës pas pësimit të golit dhe ata vazhdimisht sulmonin portën e Patricios.

Kështu ata do të shënonin gol në minutën e 64. Andreal Cornelius shënoi gol të bukur me kokë pasi që mori një krosim perfekt nga Bruno Perez. Goditja e tij me kokë përfundoi në anën e djathtë të golit dhe Rui Patricio nuk pati asnjë mundësi që ta pret atë.

Trabzonspor vazhdoi me sulmet dhe ishte afër për të shënuar gol edhe në minutën e 69-të, por goditja e Anthony Nwakaeme u prit nga portieri.

AS Roma filloi që të këndellet dhe në minutën e 81-të Mancini goditi topin me kokë. Ai përfundoi në shtyllë por aty ishte në vendin e duhur sulmuesi i ri Shomurodov për të shënuar golin e epërsisë.

Pas golit, skuadra italiane filloi mbylljen për t’u kthyer në Romë me një avantazh të madh pasi që ndeshjen e dytë e luan si vendas.

Në rast se fiton, AS Roma do të jetë për herë të parë në grupe të garës së re të UEFA-së, Liga e Konferencave. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...