Reperja po qëndron në kryeqytet.
Loredana Zefi, e bëri vetë të ditur se është në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Përmes disa imazheve të publikuara në Instagram, ajo u pa se ka pozuar në ballkonin e banesës se ku është duke qëndruar dhe prapa saj shihet një pamje e kryeqytetit.
“Tung Prishtinë”, ka shkruar artistja e hitit ‘Genick’, në përshkrimin e fotografive.
Ndryshe, Loredana së fundmi po komentohet se sërish i ka dhënë fund lidhjes me Mozzik pasi dyshja e larguan njëri-tjetrin nga rrjetet sociale./Lajmi.net/


