Agjentët e Zapatas në Bergamo për ta zgjidhur situatën me Atalantan

PUBLIKUAR

Përfaqësuesit e sulmuesit të Atalantas, Duvan Zapata pritet të arrinë në Bergamo, derisa kolumbiani raportohet se ëndërron kalimin të Interi këtë verë

30 vjeçari është lidhur me një kalimin të Zikaltërit për ta zëvendësuar Romelu Lukaku, por Atalanta nuk dëshirojnë që ta largojnë sulmuesin derisa të gjejnë zëvendësim për të.

Il Corriere dello Sport raporton që ish sulmuesi i Napolit, Udineses dhe Sampdoria dëshiron kalimin te Zikaltërit dhe përfaqësuesit e tij pritet që të arrinë në Itali për ta diskutuar transferimin me Orobici.

Raportet në Itali thonë se Zapata nuk do të insistojë për largimin nga Bergamo por dëshira e tij mbetet që t’i bashkohet skuadrës së Simone Inzaghit.

Agjentët e lojtarit pritet që të arrinë në Lombardi dhe ta zgjedhin problemin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Zapata kaloi në Atalanta si i huazuar në korrikun e vitit 2018 kurse ata e transferuan atë në janarin e vitit 2020.

Kontrata e tij me La Dea skadon në qershor të vitit 2023 dhe Atalanta nuk janë gati që ta lejojnë largimin e golashënuesit nga stadiumi Gewis derisa të gjejnë një zëvendësues për të. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...