Është një eliksir i shëndetit dhe i vitalitetit: Domatja forcon kockat, mbron zemrën, zbut lodhjen dhe stresin!

PUBLIKUAR

Përveçse ka një shije magjike, domatja është mbrojtëse e fuqishme e shëndetit tuaj. Edhe pse asociacioni i parë në domaten është sallata, kjo perime është shumë më tepër se kaq

Domatja është plot me fibra, vitamina, minerale dhe fito-nutrientë dhe kjo është arsyeja pse është e pazëvendësueshme në çdo tryezë, transmeton Telegrafi.

Është e pasur me vitamina B6, C dhe K, përmban beta karoten, biotin, niacin, kalijum, fosfor, kalcium, hekur, zink dhe selen, si dhe shumë acide organike si thartira e limonit dhe mollës, të cilat përcaktojnë shijen karakteristike të domates.

Veprimi i kombinuar i hekurit dhe vitaminës C, që i përmban domatja, ndihmon në sintezën e hemoglobinës dhe formimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut, duke ndihmuar në parandalimin ose trajtimin e llojeve të ndryshme të anemisë.

Për shkak se përmban vitaminë C, kalcium dhe fosfor, domatet janë shumë të mira për shëndetin e kockave dhe dhëmbëve.

Domatja përmirëson funksionin e zemrës duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut për shkak të përmbajtjes së lartë të kaliumit. Gjithashtu parandalon oksidimin e kolesterolit, i cili është nga hapat e parë në formimin e pllakave aterosklerotike.

Likopeni, i gjetur në domate, përmirëson aftësinë e lëkurës për t’u mbrojtur nga rrezet e dëmshme UV. Meqenëse është i pasur me vitamina A dhe C, e bën atë të dobishëm duke zvogëluar plakjen e lëkurës dhe duke hequr papërsosmëritë e lëkurës.

Përmbajtja e lartë e kaliumit dhe fosforit në lëngun e domates së kuqe ndihmon në zbutjen e simptomave të stresit dhe lodhjes, si dhe lehtëson ngërçet e muskujve.

Për të përfituar nga vetitë shëruese të domateve, mund t’i hani të papërpunuara ose të gatuara në pjata të ndryshme.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...