Nëse nuk arrijnë ta transferojnë tash, “Citizens” do të heqin dorë përfundimisht për lojtarin pasi verën tjetër do të shikojnë pista të tjera
Manchester City nuk do ta kërkojë më kurrë Harry Kanen nëse nuk arrin ta transferojë këtë verë. Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Mail”. Duke e pasur parasysh se Erling Haaland e Kylian Mbappe janë më të rinj dhe të lirë në vitin 2022, “Citizens” do t’ju vihen pas atyre, përcjell “Gazeta Express.
Kështu, do të merrte fund opsioni Kane, për të cilin Tottenhami po kërkon shumë para për ta shitur këtë verë. Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në fund të afatit kalimtar, City është në pritje të një përgjigjeje nga Tottenhami, i cili nuk po lëshon pe assesi.
Qe një kohë, Kanen e kërkonte edhe Manchester United. Vetë futbollisti është i interesuar për një eksperiencë të re në një klub më të madh sesa Tottenhami. /Gazeta Express/


