Kaosi në Aeroportin e Kabulit: Grumbulli i njerëzve shihet edhe nga pamjet satelitore

PUBLIKUAR

Evakuimet e qytetarëve amerikanë dhe bashkëpunëtorëve afganë janë duke vazhduar nga aeroporti i Kabulit në Afganistan. Grumbulli i madh i njerëzve shihet edhe nga pamjet satelitore të publikuara dje.

Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë të evakuojnë sa më shumë qytetarë amerikanë dhe përkthyes afganë në javët e ardhshme, tha të martën zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, duke thënë se amerikanët mund të arrijnë në aeroportin e Kabulit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Kabuli tashmë është marrë nën kontroll nga talebanët, të cilët arritën që të pushtonin të gjithë Afganistanin brenda 10 ditëve pas largimit të forcave amerikanë dhe të vendeve të tjera të NATO-s.

Në 15 Gusht ata arritën që të futen në Kabul, ndërsa një ditë më vonë qeveria u rrëzua dhe tashmë çdo gjë është në dorën e tyre./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...