Ancelotti: Nuk kam kërkuar ta rikthejmë Ronaldon

PUBLIKUAR

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka mohuar raportimet se ka kërkuar që Cristiano Ronaldo të rikthehet në “Camp Nou”.

Ai këtë e ka thënë në një postim në profilin e tij në Twitter, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se Ronaldo është legjendë e Realit, por nuk ka kërkuar ta transferojë.

“Cristiano Ronaldo është legjendë e Real Madridit dhe unë e respektoj vërtet. Por, nuk kam kërkuar as planifikuar të transferojë Cristianon këtë verë. Shikojmë përpara” – shkroi Ancelotti.

Ronaldo dëshiron largimin nga Juventusi dhe Real Madridi dhe PSG janë destinacionet e preferuara nga ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...